Objektivi i këtij moduli është të shpjegojë përfitimet e përfshirjes së palëve të interesuara në planifikimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, më tej, të mësojë se si të bashkëpunohet me palët e interesuara lokale dhe si t'i përfshijë ata në pjesëmarrjen në zhvillimin e ZM.

Ky modul shpjegon se çfarë janë palët e interesuara dhe pse pjesëmarrja e palëve të interesuara në zhvillimin e zonave të mbrojtura është e rëndësishme; tregon gjithashtu se c'përfitime dalin nga pjesëmarrja. Pjesëmarrja e palëve të interesuara është e ndryshme nga zona në zonë dhe nga vendi në vend; në modul do të mësojmë se cilat janë nivelet pjesëmarrjes dhe si duhet të strukturohet një proces pjesëmarrjeje. Paralelisht me mbrojtjen e zonave zakonisht lindin konflikte me disa palë të interesuara; prandaj, kjo temë do të fokusohet në menaxhimin e konflikteve.

Temat në këtë modul:

1. Pse pjesëmarrja ka rëndësi

2. Përkufizime

3. Nivelet e pjesëmarrjes

4. Analiza e palëve të interesuara

5. Proceset e pjesëmarrjes

6. Menaxhimi i Konfliktit

7. Shembull: Video me pjesëmarrje

8. Tema të ngjashme